Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, ka bërë shaka se lojtarët që bëjnë seks vetëm katër herë në muaj nuk mund të paraqiten në ekipet e tij.
53-vjeçari argjentinas ka qenë në krye të Atletico Madrid që nga viti 2011 dhe ka siguruar të paktën një pozicion të tretë në La Liga këtë sezon, me një ndeshje për të luajtur.
Në një intervistë me “Cadena COPE”, Simeone diskutoi disa nga çështjet urgjente për Atletico, duke përfshirë rikthimin e Joao Felix nga Chelsea dhe të ardhmen e tij në klub.
Por kishte kohë edhe për çështje personale në bisedën e gjerë, në të cilën Simeone zbuloi pretendimin e çuditshëm, pasi prezantuesi citoi një studim që spanjolli mesatar bën seks 56 herë në vit.
Simeone u përgjigj: “Sa? 56… 56 në vit… Sa janë në muaj? Katër në muaj? Katër në muaj jo… Me katër herë në muaj nuk mund të luash në ekipin tim”.
Kjo përgjigje shkaktoi të qeshura në studion e “COPE”. Kur intervistuesit i kërkuan Simeon-es një numër më realist, ai u përgjigj: “Pesëmbëdhjetë në muaj? Nuk do të them… por ne kemi një mesatare të mir”.
Simeone u martua me gruan e tij modele, Carla Pereyra në qershor 2019 dhe ata kanë dy vajza.
Argjentinasi ka edhe tre djem nga martesa e tij e parë, të cilët janë të gjithë futbollistë profesionistë.
Vitin e kaluar, Simone “sulmoi” gruan e tij të parë Carolina Baldini për “thyerjen e kodit të familjes” duke folur për ndarjen e tyre në TV argjentinas, 12 vjet pas ndarjes së çiftit.
Përsa i përketë të ardhmes, Simeone është zotuar të kalojë vitin e mbetur të kontratës së tij te Atletico. Ai tha: “Ne kemi edhe një vit në kontratën tonë dhe jam i fokusuar të vazhdoj të jap më të mirën time”.
Ai shtoi: “Për momentin prioriteti nuk është kontrata ime, nëse duhet të flasim për të, do ta bëjmë më vonë kur Miguel (CEO i Atletico, Miguel Angel Gil) të besojë se është koha më e përshtatshme. Prioriteti është një tjetër”.
Atletico Madrid e mbyll sezonin e tyre në La Liga me një udhëtim në Villareal të dielën në mbrëmje. Albanian Post