21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Policia e Kosovës po braktiset, veç këtë vit kanë dhënë dorëheqje 40 pjesëtarë

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, është shprehur i brengosur për kushtet në të cilat po punon Policia e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës nuk është duke bërë veprimet e duhura në përmirësimin e këtyre kushteve.

Zeqiri ka treguar se për shkak të këtyre kushteve vetëm këtë vit kanë ndodhur 40 largime vullnetari nga policia.

“Sa për informim diku prej formimit të policisë e deri me tani kemi mbi 2 200 dorëheqje vullnetare, ndërsa këtë vit deri më tani kemi 40 dorëheqje vullnetare, që është një sinjal shumë i keq. Nëse vërtet vazhdohet kështu do të mbesim pa profesionistë. Sipas kërkesave të pjesëtarëve të Policisë dhe pakënaqësive të tyre do të fillojmë edhe me hapa sindikal”, ka thënë ai për EO.

Ndër të tjera, ai ka treguar arsyet e largimit të këtyre policëve.

“Edhe kufizimi i shtesave të tjera, mandej zvogëlimi i përvojës së punës nga 0.5 në 0.25, për 15 vitet e para të përvojës së punës, të gjitha këto kanë ndikuara. Përkundër që kemi pasur rritje në pagën bazë te policia e Kosovës nuk kemi rritje në pagë, nuk kemi rritje në neto, atë çka e merr polici. do të thotë nuk është rritje dhe kjo është ajo që është rrit pakënaqësia te të gjithë të punësuarit në policinë e Kosovës. Si pasoj e kësaj kemi edhe dorëheqje vullnetare e që kjo po vazhdon nuk është vetëm ky vit që kemi dorëheqje vullnetare, kemi pasur çdo vit”, është shprehur ai.

Më Shumë

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Ulqini nuk është thjesht një destinacion – është ndjesi, freski, relaks dhe aventura bregdetare që nuk harrohet kurrë! Dhe rrugën më të mirë e ke...

Lajmet e Fundit