2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Një rrugëz e Shqipërisë në foto

78664Nuk të duhet shumë të abstragosh për ta kuptuar Shqipërinë në fotot e Petrit Kumit. Atë që të duhet për ta menduar dhe për ta kuptuar duke parë përmes fotove, në realitet e bën vetë ai me shkrepjen, ku kompozicioni, portretizimi dhe zgjedhja e mirë e fotove të albumit të vet plotësojnë këndshëm idenë e tij. Botimi duket se ia ka arritur qëllimit të z.

Kumi që pas një periudhe të gjatë të na sjellë një album kushtuar të gjithë veprës së tij. Autori i më shumë se 400.000 fotografive na ka dhuruar përmes këtij botimi të fundit pjesën më vitale të jetës së vet, që kuptohet e zë puna e madhe dhe shumë e veçantë e tij në revistën “Ylli”, si edhe atë në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ku edhe e mbylli aktivitetin e vet si fotograf profesionist.

Petriti mban të gjitha nderimet kombëtare që mund të mbajë një autor i spikatur fotosh dhe ndaj na duken të tepërta ti shtojmë këtu, por ajo që të bën kurioz për botimin janë fotot e zgjedhura për albumin e tij dhe konceptimin. Në shumë raste, autorë të sotëm bashkëkohorë e shmangin në krijimtarinë e tyre punën e socializmit me idenë të krijojnë mitin e paqenë të disidencës së tyre. Një gjë e tillë nuk ndodh me Kumin, pasi në shumë nga fotot duket hapur pasqyrimi sipas frymës së kohës dhe notat që diktonte ajo. Kumi nuk e shmang dot gëzimin e njeriut të thjeshtë shqiptar në ara, në fabrika, në ushtri, kudo. Por ky gëzim nuk duket fals.

Këta njerëz të thjeshtë të gjithë besojnë se vërtetë jeta që bëjnë sështë aq e mirë, por besojnë tek liria dhe mbi të gjitha e ardhmja!
E veçanta është se ka stile të ndryshme në foto dhe kjo tregon se në vite ky personazh nuk ka qëndruar në vend, por është konsultuar me foton e kohës, me zhvillimet me aq sa i lejonin mundësitë dhe mbi të gjitha ka bërë përpjekje këtë ta manifestojë në punën e vet. Këtë e shikon nga kompozicioni i veprës, përpjekjet për të nxjerrë estetikisht tek portreti gjërat më të arrira dhe që evidentojnë karakterin dhe kohën, por edhe kërkimin në të gjithë fotot. Kemi pozicione interesante, një lojë të këndshme me dritë-hijen edhe pse në shumë raste cilësia e shtypshkrimit të këtij albumi kemi përshtypjen se nuk e lejon të nxirret si duhet në pah potenciali i duhur.

Nga ana tjetër, fotografi i njohur është shumë i ndërgjegjshëm për kufizimet. Kumi është i mësuar me to. E shpreh vetë pamundësinë teknike që vinte si rezultat i teknikës dhe kushteve ku ishte Shqipëria, por nga ana tjetër edhe i kufizimeve jo të pakta. Në çdo rast ky burrë kërkon mirëkuptimin, sepse përfaqësuesit e kohës ku ai ka kontributin më të madh kanë punuar për këtë vend, në të cilin jetojmë ne sot e kësaj dite.

Albumi i Kumit është një nderim për vendin dhe më shumë akoma për fotografinë, këtë gjini arti, që gjatë ekzistencës së vet ka bërë aq shumë për të sjellë historinë e vendit. Mjeshtëria është se Kumi me aparatin e tij e ka treguar këtë histori shpesh me një saktësi shumë më të madhe sesa historianët…

Petrit Kumi është “Mjeshtër i Madh” më 2012, por ndërkohë mban disa çmime përpos vlerësimeve kombëtare brenda vendit dhe nderimeve jashtë. Të gjitha shkojnë me kontributin që ka dhënë ky burrë i pasionuar për dokumentimin e historisë kombëtare./BEN ANDONI/

Më Shumë

Dhunohet një grua në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunimit në Malishevë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 12:50. “Është arrestuar i dyshuari...

Spektakli nuk ka mbaruar, zbulohet kundërshtari i ardhshëm i Tyson Furyt pas humbjes ndaj Usyk

Promotori Eddie Hearn ka zbuluar se kush mund të jetë kundërshtari i ardhshëm i Tyson Furyt pas humbjes së tij ndaj Oleksandr Usyk dhe...

Lajmet e Fundit