1.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Manchester United në garë për dyshen e Bayer Leverkusen

Dy klubet e Premier League Manchester United dhe Newcastle kanë synime të përbashketa në merkaton e verës. Klubet synojnë afrimin e dyshes së Bayer Leverkusen, Moussa Diaby dhe Jeremie Frimpong.

Dyshja e Bundesliga-s janë ndër më të kërkuarit në Evropë dhe duken të përgatitur për t’u larguar nga Leverkusen, ndërsa klubi përgatitet për të fituar shumë para.

“Mail Sport” raportoi të hënën se “Djajtë e Kuq” janë të interesuar të negociojnë një lëvizje për Diaby pas fushatës së tij të shkëlqyer në Gjermani.

Ndërkohë, menaxheri i United, Erik ten Hag është një admirues i raportuar i Frimpong-ut teksa ai përpiqet të përforcojë opsionet e krahut të djathtë të skuadrës së tij në dritaren e ardhshme të transferimeve.

Diaby dhe Frimpong kanë dy vite të mbetura në kontratat e tyre me Leverkusen dhe janë në një listë të raportuar lojtarësh për të cilët klubi është i gatshëm të sakrifikojë këtë verë, sipas gazetës gjermane “Kicker”.

Bisedimet për zgjatjet e kontratave për secilin nga lojtarët me sa duket nuk kanë shkuar siç pritej, që do të thotë se ata do të duhet të shiten brenda dy dritareve të ardhshme për të shmangur largimin si agjentë të lirë në fund të marrëveshjeve të tyre.

Politika historike e transferimeve të klubit gjerman është të shesë lojtarë përpara se të hyjnë në 12 muajt e tyre të fundit, siç ishte rasti me Kai Havertz, që kaloi te Chelsea në 2020.

United e sheh Diaby-n në rolin e Jadon Sancho-s, i cili ka luftuar për gjetjen e formës gjatë karrierës së tij relativisht të shkurtër te “Djajtë e Kuq” dhe vetë lojtari ka treguar interes për t’u transferuar në Premier League.

Leverkusen do të synojë rreth 65 milionë paund për anësorin, i cili po konsiderohet edhe nga Arsenal-i dhe Newcastle.

Nënshkrimi i Frimpong pritet të jetë në një shifër më të ulët dhe thuhet se do të shitet nëse një “ofertë e përshtatshme” paraqitet nga palët e interesuara që plotësojnë vlerësimin e Leverkusen. Mbrojtësi e filloi më parë karrierën e tij në akademinë e Manchester City dhe supozohet se favorizon një rikthim në Angli.

Diaby shijoi një sezon të madh duke punuar nën drejtimin e Xabi Alonso, duke shënuar nëntë gola në ligë dhe duke impresionuar me pesë të tjera në kompeticionet evropiane.

23-vjeçari është ngjitur në radhët e formacionit të kombëtares franceze dhe ka filluar të sigurojë më shumë minuta të rregullta për ta.

Në mënyrë të ngjashme, statusi i Frimpong në kombëtaren holandeze po vazhdon të rritet pasi ai u emërua në skuadrën e tyre për Kupën e Botës në Katar, por ende nuk ka bërë debutimin e tij. Albanian Post

Më Shumë

U godit nga një mjet i fortë metali në vendin e punës, humb jetën një person në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht në një...

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Rahovec

I pari i Komunës, Smajl Latifi, sot mori pjesë në tryezën për themelimin e Zyrës për Ndihmë Juridike Falas në Rahovec, së bashku me...

Lajmet e Fundit