20.6 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Ky është mjeku që u sulmua fizikisht në Prizren

Punëtorët shëndetësorë jo rrallëherë kanë qenë cak i sulmeve e kërcënimeve nga pacientët e familjarët e tyre të cilët shpeshherë i kanë akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Raste të tilla janë raportuar jo vetëm në spitale private, por edhe në ato publike. Veprimet të tilla përbëjnë vepër penale dhe sanksionohen me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, ku mjeku Artur Avdaj, djali i ish-drejtorit të Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdajt, ka raportuar se derisa ishte duke punuar është sulmuar nga dy persona, familjarë të një pacienteje.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se dy vëllezërit  (emra të njohur për redaksinë) po dyshohen se kanë sulmuar mjekun Avdaj, pasi kanë shprehur pakënaqësi në ofrimin e shërbimeve mjekësore ndaj nënës së tyre, të cilën e kishin dërguar në këtë qendër për t’u kontrolluar.

Rasti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 21:00, periudhë kjo kur mjeku Avdaj ishte mjek kujdestar dhe u përballë me sulm, për çka e kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre rreth asaj se çka kishte ndodhur në QKMF-në e Prizrenit, teksa një version të ngjarjes e ka dhënë edhe mjeku, që është viktimë e këtij rasti.

 

 

Me t’u përfunduar të gjitha procedurat, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për inicimin e rastit ndaj dy të dyshuarve në drejtim të veprës penale “Sulm”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Prizren 17.06.2023-21:00.  Viktima mashkull kosovar-mjek, ka raportuar se derisa ishte në vendin tij të punës –kujdestari, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët e  kishin dërguar nënën e tyre për kontroll mjekësore në shenjë pakënaqësie në ofrimin e shërbimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar.”

Më Shumë

Dragashi dhe Mavrova-Rostusha drejt binjakëzimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar

Një delegacion nga Komuna e Dragashit, i kryesuar nga kryetari Bexhet Xheladini, realizoi sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës në...

Instituti “Katalea” për vrasjen e vajzës nga i ati në Prizren, alarm për reflektim dhe veprim shoqëror

Instituti për Psikologji dhe Kriminologji “Katalea” me seli në Prizren përmes një reagimi ka vlerësuar se vrasja e vajzës 15-vjeçare nga i ati në...

Lajmet e Fundit