8.7 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Rama ultimatum Vuçiqit: Liro 3 policët ose rikthehet akulli mes nesh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me rrëmbimin e tre policëve kufitar të Kosovës, nga ana e Njësitit Special të Policisë së Serbisë, me 14 qershor në kufirin me Serbinë.

Kryeministri shqiptar i ka vendosur ultimatum Beogradit zyrtar, përkatësisht presidentit Aleksandar Vuçiq,  se nëse këtë javë nuk lirohen policët e rrëmbyer, e që sipas tij, s’kanë kryer asnjë krim, atëherë në marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë do t’u  rikthehet akulli.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa!”, deklaroi Rama. “Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!”.

Nga ana tjetër, sipas tij,  nëse de-eskalimi nuk ndodh, e humbura e madhe do të jetë Kosova.  “Sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar!”, u shpreh kryeministri shqiptar.

“Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës!”.

“E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës!”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, duke i kërkuar kryeministrit Albin Kurti, “të dalë nga guaca”.

“ Albin dil nga guaca e vetë izolimit dhe mos e humb veriun duke parë kudo armiq e tradhtarë! Koha është tani dhe po fluturon!”.

Më Shumë

‘Arditi Tours’ mohon lajmin për djegien e autobusit

Kompania e transportit 'Arditi Tours' ka reaguar pas raportimeve në disa media,  se një nga autobusët e saj është djegur. Në një njoftim zyrtar, kompania...

Aksident në Llazicë të Malishevës – një i lënduar nga përplasja mes veturës dhe kamionit

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe veture në fshatin Llazicë të Malishevës. Rastin  e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit