17.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Rexhaj fajëson grupet kriminale për gjendjen në veri

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj situatën e fundit në veri e sheh si shtrirje të sovranitetit nga ana e institucioneve të vendit, duke i fajësuar grupet kriminale dhe presidentin serb për tensionim të situatës atje. 

Sipas tij, Serbia në këtë rast ka treguar karakterin e saj shtetëror, shovinist që ka e sidomos apetitet ndaj Kosovës.

“Ajo ka vazhduar me këtë karakter edhe në të kaluarën por edhe tash, e sidomos në pengmarrjen e policëve kufitar të Kosovës, duke e shkel sovranitetin e vendit”, ka thënë Rexhaj.

Tutje ai ka thënë se këtë e ka bërë pikërisht pas marrëveshjes së Ohrit ku janë pajtuar të dyja palet për atë marrëveshje.

“Në marrëveshjen e Ohrit janë pajtuar që të dyja palët të mos përzihen në çështjet e brendshme. Mirëpo këtu ka tendencë të Serbisë dhe grupeve kriminale që përmes tensioneve madje edhe me grupe të armatosura ta mbajnë veriun në gjendje tensioni”, tha Rexhaj, duke shtuar se institucionet e sigurisë së Kosovë janë treguar të matura.

Ai ka thënë se problemi në veri me përmbajtje është në sundim të ligjit.

“Kjo për faktin se jo vetëm tash por edhe përherë atje ka pasur grupe të armatosura të cilat pos kundër shtetit të Kosovës, kanë qenë edhe kundër serbëve lokal. Kur vjen çështja e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës, menjëherë vjen Lista Serbe, menjëherë vjen Vuçiqi të cilët kanë vetëm një tendencë, frikësimin e qytetarëve serb atje”, tha Rexhaj në RTK Prime.

Po ashtu sipas tij, Serbia e përdor veriun e Kosovës për çështje të veta politike.

Më Shumë

Gjoni Palokaj drejt titullit në OKTAGON MMA — Lufta kryesore në Hannover më 13 shtator

Luftëtari shqiptar i arteve marciale mikse (MMA), Gjoni Palokaj, është gati të shkruajë kapitullin e radhës në karrierën e tij premtuese. Me një rekord...

“I njoh do alamet idiota” i Jurij Hudolinit prezantohet në Rahovec

Gjatë Hardh Orës Poetike në Rahovec u promovua libri “I njoh do alamet idiota” i autorit të njohur slloven Jurij Hudolin, përkthyer nga Fadil...

Lajmet e Fundit