7.9 C
Prizren
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025

Në Prizren hapet Panairi i Artizanaleve

Në Prizren është hapur Panairi i Artizanaleve.

Në këtë panair po marrin pjesë zejtarët nga Kosova, Shqipëri, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi.

Mbyllet të dielën, në orën 19:00.

Përveç shitjes së prodhimeve, panairi synon promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore tradicionale dhe shkëmbimin e punimeve artizanale ndërmjet vendeve të rajonit.

“Përmes këtij aktiviteti dëshirojmë të ofrojmë një platformë për produktet e bukura dhe origjinale të artizanaleve nga rajoni”, tha kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci.

Panairi është vlerësuar lartë edhe nga kryetarja e Odës Zejtarëve të Koblenzit të Gjermanisë, Evelina Parvanova.

Ndërkaq, zv. ministri i Ministrisë së Kulturës në Kosovë, Sylejman Elshani, tha se Prizreni edhe më këtë panair po tregon përkushtimin për avancimin e grave në biznes.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, kostum dhe teksti

Në këtë panair po merr pjesë edhe Posta e Kosovës.

“Posta e Kosovës, falënderon Oda Prizrenit / Chamber of Prizren, që ndërmarrja jonë në mesin e shumë zejtarëve artizanalë, do të ofrojë qytetarëve dhe koleksionistëve të interesuar vendorë dhe ndërkombëtarë, produktet filatelike pullat postare me pamjet më të bukura të vendit, me imazhet e figurave të ndritura të vendit tonë, si dhe për të informuar qytetarët/bizneset për shërbimet e dërgesave online, pagesat, etj”, njofton Posta e Kosovës në Facebook. /PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i 6 persona, lëkurë dhe tekstiMund të jetë një imazh i 5 persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i 5 persona

Më Shumë

12-shja e Kosovës kundër Shqipërisë

Pas stërvitjeve për pesë ditë në Prizren, dhe seancën e parë stërvitore në Shkodër të shtunën mbrëma, Shtabi Teknik i Kosovës ka përzgjedhur 12shen...

Vendosen pllakat përkujtimore në Ngucat të Malishevës në nder të sakrificës për liri

Në nder të Ditës së Flamurit, ditëlindjes së Komandant Adem Jasharit dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në fshatin Ngucat të...

Lajmet e Fundit