Publikohen rezultatet e Provimit të Maturës, kalueshmëria 66.04 për qind

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se janë publikuar rezultatet e Provimit të Maturës, ku sipas saj kalueshmëria është mbi 66 për qind.

Ajo ka thënë se këtij provimi i janë nënshtruar mbi 20 mijë nxënës.

“Kemi publikuar sot rezultatet e provimit shtetëror të maturës. Këtë vit, kalueshmëria në afatin e parë është 66.04 për qind për qind. Provimit të maturës i cili u mbajt më 24 qershor i janë nënshtruar mbi 20 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar rreth 1 600 administrues të cilët kanë qenë të vendosur në çdo sallë të testimit dhe po ashtu mbikëqyrës nga Universiteti i Prishtinës. Në krahasim me vitet e kaluara, menaxhimi i provimit ka qenë më i mirë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se akoma ka hapësirë për përmirësim dhe jemi duke punuar në këtë drejtim. Falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në provimin e maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre. Maturantëve ju dëshiroj shumë suksese në karrierën e tyre akademike e profesionale!”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit