5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Granit Xhaka më në fund drejt Bayer Leverkusenit, Arsenali do të fitojë më shumë sesa që pritej

Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka, është shumë afër largimit nga Arsenali, me Bayer Leverkusen që janë të përgatitur të paguajnë shumë më shumë sesa çmimi fillestar që ishte raportuar muaj më parë.

Football London raporton se reprezentuesi zviceran po i afrohet një transferimi prej 25 milionë eurosh në skuadrën e Bundesligës, që është një shifër dukshëm më e lartë se 15 milionë euro që u raportua fillimisht kur u diskutua lëvizja.

30-vjeçari, i cili iu bashkua Arsenalit nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016, tani është i vendosur të nënshkruajë një rikthim në elitën gjermane pas sezonit të tij më të mirë në Emirates Stadium, në të cilin ai kontribuoi me shtatë gola në Premierligë dhe shtatë asistime, duke ndihmuar skuadrën e Mikel Artetës të përfundojë e dyta, për shumë javë duke sfiduar Manchester Cityn për vendin e parë.

Granit Xhaka Arsenal 2022-23

Ardhja e pritshme e Declan Rice për 122 milionë euro do të ndihmojë Arsenalin të zëvendësojë Xhakën, me topçinjtë të lidhur gjithashtu me Romeo Lavia dhe Moises Caicedo për sa i përket përforcimeve të mëtejshme në mesfushë. Ata janë gjithashtu në prag të nënshkrimit të mbrojtësit të Ajaxit, Jurrien Timber.

Lëvizja e Xhakës duhet të njoftohet në ditët në vijim dhe ai mund të bëjë debutimin e tij në Leverkusen në një miqësore para-sezonale kundër Paderborn më 21 korrik.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit shpërndan dru zjarri për 824 familje në nevojë

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (DPMS) në Prizren ka përfunduar sot shpërndarjen e druve të zjarrit për 824 familje, ku përfshihen: 213 familje...

Vetëvendosje në Prizren organizon sot ndejë me mërgimtarët

Lëvizja Vetëvendosje  në Prizren do të organizojë sot  një ndejë me mërgimtarët e Prizrenit, në Hotel "Adler". Ngjarja do të fillojë në orën 18:00 dhe...

Lajmet e Fundit