Digjitalizohet UPZ-ja

degjitalizimi i UPZStudentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, mund t’i paraqesin provimet, të përcjellin rezultatin e tyre, pagesat dhe të kryejnë një sërë shërbimesh tjera online.

Ushtruesi i detyrës së Rektorit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” , dr.Sehadin Shemsedini dhe Sekretari i Përgjithshëm, Adem Sallauka, të hënën kanë shpërndarë ID-kartelat për studentët e vitit të parë të gjeneratës 2013/2014, përmes të cilave ata do të mund të qasen në sistemin online.

Shemsedini e vlerësoi si hapë të madh të suksesit, digjitalizimin e universitetit.
“Tani e tuje studentët më nuk do të presin në sportele për të bërë paraqitjen e provimeve dhe për të kryer shërbime të ndryshme administrative, por të gjitha do t’i kryejnë online”

“Kjo mënyrë i ofron studentit qasje në të gjitha shërbimet që i ofrohen studentëve në sistem”.

Shërbimet kryesore të sistemit janë: zgjedhja e lëndëve obligative dhe zgjedhore te mësimdhënësi përkatës ku ai ka ndjekur ligjëratat, Paraqitja e provimeve, Rezultatet, Pagesat, Transkripta e notave./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Lajmet e Fundit