9.5 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Lugina e Preshevës është tokë shqiptare

JonuzMusliu-bujanocParalajmërimi nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, për nismën për krijimin e një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës, është mirëpritur nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, ka thënë për “Epokën e re” se krijimi i këtij fondi është i domosdoshëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Krijimi i këtij fondi zhvillimor është i domosdoshëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Është një forcë dhe kurajë për mbështetje të shqiptarëve si në formë politike, edhe në formë financiare derisa të zgjidhet problemi i shqiptarëve dhe derisa të bashkohemi me Kosovën. Pra, mund të themi se krijimi i këtij fondi zhvillimor është një thyerje akulli. Nëse me të vërtetë Kosova e Shqipëria e duan Luginën e Preshevës atëherë duhet ta ndihmojnë atë. Me ndihmën e Kosovës dhe Shqipërisë besoj se do të përmirësohet gjendja e shqiptarëve në këtë pjesë”, ka thënë Musliu.

Ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria është dashur shumë më herët të marrin një iniciativë të tillë.

“Krijimi i këtij fondi është i vonuar, por është i qëlluar. Edhe Kosova, por edhe Shqipëria kanë pasur forma të ndryshme që t’u ndihmojnë shqiptarëve”, është ka deklaruar Musliu, duke shtuar se dy shtetet shqiptare duhet të jenë gardiane të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Kjo nismë tregon kujdesin e Kosovës dhe të Shqipërisë për Luginën duke qenë gardianë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Është momenti që dy shtete, dy akademi si dhe dy buxhete ta ndihmojnë Luginën e Preshevës”, është shprehur Musliu.

Ai ka thënë se zgjidhja e problemit kombëtar do të bëhet vetëm me bashkimin e tokave dhe kokave shqiptare.

“Duhet të vetëdijesohen të dy kryeministrat se Lugina është tokë shqiptare dhe duhet të mbrohet së bashku me shqiptarët. Duhet të bashkohen sepse pa bashkimin e tokave shqiptare dhe pa bashkimin e kokave të shqiptarëve do të jetë problem zgjidhja e problemit kombëtar”, ka deklaruar Musliu.

Më Shumë

Rreth 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se janë shqiptuar 2 mijë e 181 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, njofton policia, kanë...

Kushtetuesja merr vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit ishte jokushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur se zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb nuk ka...

Lajmet e Fundit