Në shtator Malishevës i shtohen edhe dy çerdhe publike

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka bërë të ditur se në shtator do hapen edhe dy institucione parashkollore me kapacitet prej mbi 115 fëmijë.

Njëra çerdhe do të hapet në Malishevë dhe tjetra në Kijevë, ndërsa shumë shpejt, do të hapet edhe çerdhja e katërt.

“Edukimi i hershëm i fëmijëve të Komunës së Malishevës, ka qenë një prej prioriteteve tona, si qeverisje komunale. Me angazhimet tona maksimale dhe me përkrahjen e pa rezervë të kryetarit, Ekrem Kastrati, e kemi bërë realitet këtë premtim. Përveç këtyre dy institucioneve të reja parashkollore, po punohet intensivisht për hapjen e çerdhes së katërt në komunën tonë”, ka bërë të ditur, drejtoresha e DAE në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi.

“Për qytetarët e Komunës së Malishevës, krahas lajmit të mirë, për rritjen e kapaciteteve të institucioneve parashkollore me hapjen e dy çerdheve, bashkëngjitet edhe lajmi pozitiv se në këto institucione punësohen edhe një numër i konsiderueshëm i edukatoreve, që nënkupton se gruaja në komunën tonë, konkretisht në institucione, po merr mbështetje të fuqishme, e rrjedhimisht po rritet edhe numri i të punësuarve”, ka thënë drejtoresha Krasniqi, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit