Rep artisti, Fero dhe modelja, Arbenita Ismaili po vazhdojnë të mbeten ndoshta dyshja më e komentuar së fundmi, pas situatave që agravuan me para burgosjen e artistit.
Ish-partnerët fillimisht pritet të thirren nga autoritetet e drejtësisë për vendimin që do të merren për rep artistin, nën akuzat e dhunës dhe kërcënimit ndaj modeles, e më pas do të përballen edhe me procesin e divorcit si dhe kujdestarinë e vajzës së tyre, Ninës.
Në lidhje më këtë çështje, në një intervistë për “Prive”, avokati i Arbenitës, Arianit Koci, ka zbuluar se modelja ndihet e kërcënuar nga rep artisti.
Sipas Kocit, e njëjta ka bërë kërkesë për “urdhër-mbrojtje” nga Fero, që ai të mos gëzojë të drejtën t’i afrohet nën 100 metra.
“Sipas Arbenitës ajo ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike. Kjo nuk është hera e parë. Ne i kemi dorëzuar në prokurori të gjitha provat. Arbenita ka kërkuar edhe një masë mbrojtëse. Nuk mund të jap më shumë detaje sepse prokuroria është në hetim të çështjes. Sidoqoftë ajo i ka ndarë rrugët me Feron, sipas saj”, ka thënë Koci.
“Ajo ka kërkuar edhe një masë mbrojtëse e ndalimit të afrimit të viktimës së dhunës në familje”, ka shtuar ai.
Lartë e poshtë, aludohej se burim i problemeve të tyre ishte vajza e dyshes. Një gjë të tillë, e ka mohuar avokati i modeles.
“Nuk është e vërtetë që vajza është mollë sherri. Arbenita është dhunuar psiqikisht, dhe sulmuar fizikisht, për atë arsye e ka lajmëruar rastin në polici. Nuk ka filluar ky problem për shkak të vajzës”, ka zbuluar tutje Koci.
Gjithsesi, bazuar në raportin e Prokurorisë, aty tregohet se për afro 100 ditë, ndaj modeles janë ushtruar forma të ndryshme të dhunës.
“Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans”, thuhet në raport.
Sipas raportit në fjalë, dhuna fizike nga Fero në drejtim të Arbenitës duket të ketë eskaluar deri në goditje në shpinë, si dhe kërcënim me vrasje.
“Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra”, thuhet tutje në raport.
Avokati i Feros ka pranuar se klienti i tij ndodhet në burg, mirëpo ai e ka mohor të ketë pasur përdorim të dhunës, teksa incidentin e ka cilësuar “mosmarrëveshje”.
“Është e vërtetë që ka pasur një kërkesë për Feronit Shabanin. Unë do e kisha quajtur debat më shumë se mosmarrëveshje. Ky debat është iniciuar nga ana e bashkëshortes. Kushti kryesor i saj ka qenë që të marrë vajzën. Ajo ka ardhur një natë para nga Britania në Kosovë, kërkesa e saj ishte që të merrte vajzën, ajo kërkoi pasaportën e vajzës, e kështu nisi debati”, ka thënë ai.
“Arbenita vjen fundjavën në Kosovë, e pastaj shkon për punë të saj. Vajza është rritur nga Fero dhe nëna e tij. Qëllimi i saj ka qenë vajza, e argumenton edhe kërkesa e pasaportave. Në këtë rast është vetëm një dëshmitar, nëna e Feronit Shabanit. Emocionalisht Fero është i mërzitur, sidomos për vajzën, është i lidhur me të. Në këtë rast nuk ka pasur dhunë, asnjë formë e saj”, ka shtuar ai.
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, rep artistit Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani.
Reklamë
Bëhu me banesë në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall, dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.
Mob: +383 44 128 112
Email: [email protected]