Scorpions, që në shqip do të thotë “Akrepa”, është nje grup muzikor hard rock dhe metal i rëndë nga Hanoveri i Gjermanisë, që u formua në vitin 1965. Scorpions është një prej grupeve gjermane rok më të njohura në skenen ndërkombëtare.
Këta të fundit arritën famë të madhe me këngët e tyre të mirëpritura nga publiku, ata gjatë viteve të ’80-ta kanë shitur mbi 70 milionë disqe në mbarë botën, përcjell KultPlus.
“Wind of Change” është një nga këngët e tyre më të njohura e cila mori famë të madhe dhe tërhoqi një dashuri të madhe nga publiku.
“Era e ndryshimeve” (Wind of Change) u publikua gjatë vitit 1990. Teksti i kësaj këngë u kompozua nga Klaus Meine, vokalist, kompozitor dhe instrumentist gjerman, kur Scorpions si grup vizituan Bashkimin Sovjetik, në kohën kur armiqësia midis blloqeve komuniste dhe atyre kapitaliste u qetësua, duke publikuar njëkohësisht shpalljen e reformave socio-ekonomike në shkallë të gjerë në Bashkimin Sovjetik.
Me shitjet e vlerësuara prej 14 milionë kopjesh të shitura në të gjithë botën, “Wind of Change” është një nga këngët më të shitura të të gjitha kohërave.
“Winf of Change” hapet me një hyrje të pastër të kitarës të luajtur nga Matthias Jabs, e cila melodi përcjellet nga një fishkëllimë e lehtë e Klaus Meine.
Linjat e hapjes i referohen monumenteve të qytetit të Moskës:
“I follow the Moskva
Down to Gorky Park
Listening to the wind of change.”
“Është një histori që shtrihet në të gjitha zhanret muzikore, në kufijtë dhe periudhat e historisë, kështu që ishte e rëndësishme për mua që ju të dëgjoni muzikën, thekset dhe zërat, dhe të gjykoni vetë se kush mund të gënjejë dhe kush po thotë e vërteta, ”shpjegoi Keefe.
Moskva është emri i lumit që kalon nëpër Moskë (si qyteti ashtu edhe lumi emërtohen në mënyrë identike në Rusisht), kurse Gorky Park është një park urban në Moskë i emëruar pas shkrimtarit Maxim Gorky. Kënga gjithashtu përmban një referencë për balalaika, (një instrument rus me një trup karakteristik trekëndësh prej druri, të zbrazët, qafë të mprehtë dhe tre tela, disi si një kitarë). Balalaika përmendet në rreshtat e mëposhtëm: “Let your balalaika sing, What my guitar wants to say.”