Të dua o shi !

Skënder Berisha

Pik pik e pik
Ti mik
Ti këngë
Me shpirt

Mos ik
Gjatë rri
Sa ta mbaroj këtë këngë
Që ma lodhi vapa

Rri deri në nisje të këngës së re
Që merr ritmin tënd
Të shtruar
Të përzier me re

Rri e mos përto
Trokit në portat e mbyllura vape
Edhe në këtë dritare

Të falat m’i dërgo edhe andej
Deri në vetullat e ngrysura
Te ajo bima e përmbysur
Dhe te ai kaçurrel

5 gusht 2023, Prizren

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit