8.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Kryesuesi kosovar për të Pagjeturit: Javën e ardhshme nis gërmimi edhe në dy lokacione tjera

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti bëri të ditur për Front Online se do të nisin javën e ardhshme gërmimin edhe në dy lokacione tjera, ku dyshohet për persona të Pagjetur/të Zhdukur me Dhunë nga lufta e fundit në Kosovë.

“Në vazhdimiesi jemi duke gërmuar. 8 lokacione kemi qenë në gërmime, bisedova me shefin e njësisë z.Kushtrim Gara i kemi shikuar edhe disa lokacione tjera të mundshme. Javën e ardhshme, do të jemi edhe në dy lokacione tjera, nuk po i përmendi me emër sepse jemi në përfundim të analizës. Është edhe një tjetër pastaj dhe janë nga këto 8 edhe tri lokacione, ku do të rikthemi sepse nuk kanë përfunduar gërmimet. Mund të këtë edhe tjera”.

Ai foli për gërmimet e fundit në Prishtinë dhe Mitrovicë.

“I kemi pas disa gërmime, në Mitrovicë, janë gjet tre trupa që dyshohet të jenë persona të zhdukur në bazë të ekspertëve të mjekësisë ligjore”.

Dyshimet hiqen tek pasi rezultatet e mostrave të kthehen nga Haga.

“Janë dërgu mostrat (e mbetjeve mortore të gjetura në Mitrovicë) atje me u bo identifikimi përmes ADN-së. Është gjet para tyre mbetje mortore në varrezën e Dragodanit, kur them është gjet, ta kemi parasysh që është dyshim, nuk kemi rezultat zyrtar prej ADN-së. Nuk kemi data të caktuara, mostrat dërgohen në Hagë, atje është laboratori ndërkombëtar për personat e zhdukur. Kryesisht në bazë të praktikave, dy a tre muaj merr kohë deri tek kthimi i tyre në Kosovë”.

Më Shumë

Gjykata e Prizrenit rivendos sërish paraburgim: 30 ditë për 9 të dyshuar për manipulim votash

Edhe pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit e Kosovës për rivendosje, gjyqtarja e procedurës paraprake në Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur...

22 vite solidariteti në Ratkoc: Aksioni vjetor i dhurimit të gjakut në nder të Mehmet Hotit

Fshati Ratkoc në Komunën e Rahovecit organizoi edhe këtë vit aksionin vjetor të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbush 22 vite traditë. Ky...

Lajmet e Fundit