Arrestohet edhe një i dyshuar për sulm ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

Gjatë protestës kundër festivalit Dokufest në Prizren, gazetari i portalit Nacionale, Vullnet Krasniqi dhe kameramani, Arbër Latifi, janë sulmuar fizikisht nga protestuesit. Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili me vendim të Gjykatës është dërguar në paraburgim për 30 ditë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohet edhe një person i dyshuar, i cili është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

48-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit