5.7 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Arrest shtëpiak për të dyshuarin e dytë që sulmoi ekipin e Nacionales në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh të dyshuarit të dytë, për sulmin ndaj ekipit të Nacionales të premten në Prizren.

Lajmi është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës– Vjollca Buzhala, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.08.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 15.09.2023, ndaj të pandehurit E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulmi nga neni 184 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit.

“I pandehuri E.K., me datë 11 gusht 2023, rreth orës 14:00., në Prizren, në “Sheshin Shatërvan”, me dashje e sulmon të dëmtuarin V.K., – gazetar, në atë mënyrë që i bashkohet protestës së organizuar, dhe në momentin kur i dëmtuari V.K.,– gazetar gjatë kryerjes së punëve të tija zyrtare merr në intervistë protestuesit, i pandehuri e shtynë gazetarin, pastaj gazetari vazhdon ti intervistoj protestuesit e tjerë ku hasë në rezistencë të protestuesve, me të cilat veprime tek i dëmtuari shkaktojnë shqetësim. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit”, thuhet më tutje.

“Me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, do të merren në pyetje dy (2) të dëmtuarit, dëshmitarë të tjerë dhe të dyshuar të tjerë eventual, si rezultat i kësaj caktimi i masës së arrestit shtëpiak për të pandehurin është i nevojshëm dhe i arsyeshëm për të mos penguar rrjedhën procedurale të hetimit, dhe për të siguruar prezencën e të pandehurit në procedurën hetimore”, përfundon komunikata.

I dyshuari me inicialet E.A ishte arrestuar me datën 16 gusht, disa ditë pas sulmit ndaj Nacionales në Prizren.

Kurse, i dyshuari tjetër është duke qëndruar në paraburgim.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit merr vendim që tri hapësira parkingjesh të vihen në shërbim të mërgimtarëve

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se tri hapësira parkingjesh do të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të...

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga konsumatorët që ti kryejnë obligimet për shërbimet e ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren  ka apeluar te konsumatorët për pagesën e faturave të ujit në fund të vitit. “Kërkojmë nga secili...

Lajmet e Fundit