15 C
Prizren
E premte, 13 Qershor, 2025

Durmishi: Aktakuza për korrupsion ndaj 10 zyrtarëve lidhet me rrugën Prizren-Prevallë

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, është deklaruar rreth ngritjes së aktakuzës për korrupsion ndaj 10 zyrtarëve të kësaj ministrie, duke thënë se çështja ka të bëjë me projektin e rrugës Prizren-Prevallë.

“Po kjo ka të bëjë me një rast të vitit 2019 që ka të bëjë me sa e di unë me rrugën Prizren-Prevallë, domethënë është ish-sekretari, ish-shefja e prokurimit, janë disa të bordit të OSHP-së aty, janë komisioni vlerësues”, ka thënë Durmishi në për “Betimi për Drejtësi”.

Durmishi ka thënë se lidhur me këtë çështje ka diskutuar disa herë në publik, duke e konsideruar si rast flagrant me të cilën është dashur të merret Prokuroria, andaj shtoi se “më në fund e paskan ngritur një aktakuzë, e që nuk e kam parë aktakuzën, nuk e di çka ka”.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
info@renelualtahiri.com
Kliko videon 

Ndërkaq, burimet bëjnë të ditur se të akuzuarit kanë shkaktuar dëm mbi 12 milionë euro.

Aktakuza është ngritur ndaj zyrtarëve B.R, V.B, Z.A, J.A, E.M, B.D, N.P, G.M, I.B dhe M.G.

Sipas PSRK-së, të akuzuarit ngarkohen se me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur në cilësinë e personave zyrtar, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore”, thuhet në njoftim të PSRK-së.

Me këto veprime, të pandehurit B.R, V.B, Z.A, J.A, E.M, B.D, N.P, G.M, I.B dhe M.G ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafin 2, lidhur 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ndërkaq, e pandehura V.B. akuzohet edhe për veprën penale ‘Falsifikimi i dokumentit zyrtar’, nga neni 427 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi

Kombëtarja Shqiptare luan sot, në orën 20:45 të mbrëmjes, takimin e tretë të vlefshëm për Eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, që do luhet në...

147 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Sot më 10 qershor shënohet 147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit. Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë...

Vdes Bujar Bukoshi

Lajmet e Fundit