14.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shtator, 2024

Blerja e teksteve shkollore, MASHTI sot pritet të publikojë vendimin për mjetet që do t’u ndahen prindërve

Pas 15 vjetësh, obligimi për t’i blerë tekstet shkollore është duke u shqyrtuar që t’u bartet prindërve.

Kështu ka bërë të ditur të hënën në një konferencë për media, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi siç tha ajo MASHTI ka dështuar që të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese për furnizim të shkollave me libra.

Ajo i ka akuzuar shtëpitë botuese për ofertim të çmimeve shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për kompensimin e blerjes së librave, MASHTI ka premtuar se do t’i deponojë mjetet në xhirollogaritë e prindërve.

Telegrafi merr vesh nga burime brenda MASHTI-t se ministrja pritet që sot të publikoj vendimin për mjetet që do t’i ndajë qeveria për blerjen e teksteve shkollore e gjithashtu do të bëhet publike edhe shuma që do të ndahet për secilin nxënës.

Prindërve do t‘iu duhet të aplikojnë në platformën online të Qeverisë, E-Kosova, për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Në një postim në Facebook, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka thënë se procesi i aplikimit do të zgjasë “më pak se 10 minuta”.

“Mjetet nuk mund të ndalen as nga përmbaruesit dhe as nga bankat, sepse kjo tashmë është rregulluar me ligj”, ka thënë mes tjerash Kelmendi.

Propozimi i Nagavcit që prindërit t’i blejnë vetë librat për fëmijët e tyre, me rimbursim, është përcjellë me reagime edhe nga përfaqësuesit e partive opozitare.

Jehona Lushaku, anëtare e Kryesisë e LDK-së, ka thënë se Ministria ka treguar paaftësi me propozimin që blerjen e librave t’ua bartë prindërve. Ajo ka shtuar se kostoja e blerjes së librave nga prindërit do të jetë 20 për qind më e lartë se nga sigurimi i tyre me anë të procedurave të prokurimit.

E Besianë Musmurati, drejtoreshë për Arsimi në Komunën e Prishtinës dhe anëtare e PDK-së, ka thënë se propozimi i ministrisë është shembulli i keqqeverisjes në arsim.

Ndërkaq Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, e ka ndërlidhur propozimin e fundit të Ministrisë me veprim për të nxitur nisjen e grevave.

Praktika e shpërndarjes së librave falas nga Ministria e Arsimit për shkollat ka filluar që nga vitit 2008.

Sipas udhëzimit administrativ, të publikuar në vitin 2016, për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, ky obligim i takon ministrisë.

Më Shumë

703 vjet nga vdekja e Dante Alighierit, ai shkroi veprën më të rëndësishme të Mesjetës

Sot shënohet përvjetori i 703-të i vdekjes së Dante Aligherit, poetit, filozofit dhe politikanit të njohur botëtor, përcjell KultPlus. Vepra më e njohur e Dantes...

Vdes një 12-vjeçar nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës

Një 12-vjeçar ka vdekur sot nga fshati Tërpezë e Poshtme, komuna e Malishevës. Lajmi është bërë i ditur në faqen në Facebook të fshatit Tërpezë...

Lajmet e Fundit