I kapen narkotikë, katër persona përfundojnë në prangat e policisë në Prizren

Katër persona janë prangosur të hënën në Prizren nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Policia ka dhënë detaje se ku është gjetur droga dhe çka është sekuestruar nga të dyshuarit.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit, në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 1.18 gramë Marihuanë, një peshore digjitale, 22 fishekë kalibrash të ndryshëm, një pushkë gjuetie, disa telefona, laptop, një motoçikletë si dhe disa prova të tjera që lidhen me rastin”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv

Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.   

Më Shumë

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Lajmet e Fundit