9.3 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

AKRK-ja paralajmëron shtëpitë botuese dhe libraritë

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës (AKRK), pas takimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, dhe Inovacionit, shqetësimet e publikut lidhur me blerjen e librave/teksteve shkollore, ka monitoruar tregun përkatës në Republikën e Kosovës.

“Gjatë monitorimit të tregut ka vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë e këto të fundit prindërit/konsumatorët që përveç fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin kryesor/bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të”, thuhet në komunikatën e AKRK.

Sipas AKRK-së, këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës Nr. 08/L-056, për faktin se ndërmarrjet/shtëpitë botuese kushtëzojnë ndërmarrjet/libraritë me detyrime shtesë krahas furnizimit me fletoret e punës, pranimin e librave/teksteve bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të. Libraritë/pikat shitëse këtë praktikë e kanë zbatuar edhe tek prindërit/konsumatorët duke i kushtëzuar marrjen e obligimeve shtesë që krahas fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin bazë.

“Autoriteti i Konkurrencës kërkon urgjentisht që shtëpitë botuese dhe libraritë t’i furnizojnë me fletore pune nga klasa e VI-të  deri në klasën e IX-të, të gjitha libraritë të cilat janë të interesuara t’i kenë në dispozicion këto materiale, me qëllim që konsumatori/prindërit mos të kenë kushtëzime në blerjen e teksteve shkollore dhe fletoreve të punës, por që të njëjtat blerësit t’i kenë në dispozicion”, thuhet në komunikatën e AKRK-së.

Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron shtëpitë botuese dhe libraritë që nëse nuk marrin masa për të hequr kushtëzimin, jemi të detyruar të veprojmë konform Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës me qëllim të parandalimit të abuzimit me çmime dhe kushtëzimeve në treg, e në përputhje me nenin 37 dhe 49 të Ligjit Mbrojtjen e Konkurrencës, të nxjerrim konkluzion për fillimin e procedurës hetimore dhe të shqiptojmë Masat e Përkohshme (masa administrative).

Më Shumë

Kjo është marrëveshja PDK – LDK në Prizren (Dokument)

Është zyrtarizuar para pak minutash koalicioni mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Në Suharekë thirret takim i jashtëzakonshëm pas një rasti të rëndë të dhunës në familje

Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Suharekës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas raportimit të një rasti të rëndë të...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit