Xherdan Shaqiri:  Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj në Kosovë

Pak orë para ndeshjes Kosovës-Zvicër, sfidë kjo që luhet në ‘Fadil Vokrri’, ka folur ylli shqiptar i skuadrës helvete Xherdan Shaqiri.

Shaqiri bashkë me Granit Xhakën, Ardon Jasharin dhe Uran Bislimin, do të jenë pjesë e Zvicrës në duel me ‘Dardanët’, në një sfidë që pritet të jetë fantastike.

Shaqiri përmes llogarisë së tij në Instagram, ka thënë se ka qenë ëndërr e tij që një ditë të luajë në Kosovë.

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj një herë në Kosovë ku kam lindur dhe do ta shijoj çdo sekondë”, u shpreh Shaqiri.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës luhet në kuadër të Grupit I e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024 dhe fillon në orën 20:45.rtklive

Më Shumë

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit