Reagimi i federatës rumune pasi u ndërpre ndeshja me Kosovën: Ne s’bëjmë luftëra, s’kemi armë

Drejtor teknik i Federatës së Futbollit në Rumani, Mihai Stoichita, thotë se ishte i frikësuar e mund të ndërpritet ndeshja të martën mes Kosovës dhe Rumanisë, për shkak të një banderole të shpalosur në shkallët e stadiumit nga tifozët rumunë ku shkruhej se “Kosova është Serbi”, si dhe janë bërë thirrje raciste ndaj shqiptarëve.

“Mbrëmë po mendoja, Zot, nuk ka mundësi të kemi këtë fat të keq. Po shikoja, ishin zhdukur të gjithë në dhomat e zhveshjes, po mendoja nëse duhet të shkoja edhe unë”, tha ai për mediumin Fanatik në Rumani.

“Plumbi na kaloi drejt veshit. Ne nuk bëjmë luftëra, nuk kemi armë. Jemi kundërshtarë për 90 minuta, dhe duhet ta respektojmë njëri-tjetrin”, tha ai.

Ai mendon se mesazhe të tilla nuk kanë vend në stadium, aq më tepër që me anëtarësimin në FIFA dhe UEFA, “jemi pajtuar me rregullat e vendosura nga këto organizata”.

“Jetojmë në një demokraci. Demokraci nuk do të thotë kaos. Nëse UEFA dhe FIFA i kanë bërë këto ligje, duhet t’i respektojmë”.

Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht u ndërpre për rreth një orë të martën, pasi tifozët vendas bënë thirrje dhe e shpalosën një baner “Kosova është Serbi”.

Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, bashkë me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Albanian Post

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Lajmet e Fundit