0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Serwer: Dialogu në duart e përfaqësuesve që kurrë s’kanë qenë të gatshëm ta njohin Kosovën

Daniel Serwer, specialist i fushës për menaxhimin e konfliktit dhe një nga vëzhguesit më të njohur të zhvillimeve socio-politike në Ballkanin Perëndimor, në një op-ed të publikuar të martën, ka konsideruar se “qasja e pafrytshme” e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në rajon do të vazhdojë edhe për një kohë.

Serwer ka thënë se me gjithë “papërsosmëritë e saj”, shteti i Kosovës është ndër “ndërmarrjet më të suksesshme” të demokracisë në Ballkanin Perëndimor që prej vitit 1995 dhe ndoshta në mbarë botën, porse njëkohësisht ka vlerësuar se Kosova tani është “më e izoluar se kurrë” për shkak të “politikave të njëanshme, kundërproduktive dhe të gabuara” të Brukselit e Uashingtonit.

“Kosova është më e izoluar se kurrë. Ky është një problem. Sado që i kundërshtoni ambiciet etnonacionaliste të Serbisë, Prishtina ka humbur tërheqjen me Brukselin dhe Uashingtonin. Nuk ka asnjë meritë edhe kur në dialog parashtron një hap në drejtim të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Edhe pse në përputhje me kërkesat e vetë Kosovës”.

Ai ka shpresuar se të paktën letra e dhjëtëra ligjvënësve të lartë evropiano-amerikanë për marrëdhënie me jashtë, ku kanë kërkuar nga shefat e diplomacive në Bruksel, Londër dhe Uashington, një qasje më të ashpër dhe më të vendosur ndaj Serbisë, do të ndryshonte qasjen aktuale të zyrtarëve perëndimorë, porse me administatën aktuale “politikat e njëanshme dhe të gabuara të vazhdojnë”.

Serwer ka theksuar se administrata e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, ka nevojë për një “rivlerësim dhe rivendosje” të politikës, ndërsa duke komentur qasjen e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme të Sigurisë, Josep Borrell, ka shtuar se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve është në duart e një përfaqësuesi që nuk ka qenë i gatshëm ta njohë Kosovën.

Sa i përket pozicionit të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, profesori amerikan ka thënë se pret qasje më të drejt nga një diplomat që ka luajtur një rol kyç në referendumin e pavarësisë së Malit të Zi më 2006, porse ka kujtuar se edhe pse ka premtuar se Sllovakia do ta njohë Kosovën, diplomati sllovak nuk ka arritur të përmbushë premtimin e tij./AP

Më Shumë

Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor, kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati. Murati ka bërë të...

Dyfishohet numri i migrantëve të punës nga Ballkani Perëndimor në Gjermani

"Sukses i plotë" i Rregullores së Ballkanit Perëndimor në Gjermani. Nga qershori deri në nëntor 2024 autoritetet gjermane dhanë 25.000 leje pune për punëtorë...

Lajmet e Fundit