14.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

Vrasja në Malishevë, zbulohet identiteti i të dyshuarit dhe viktimës – ishin shokë

Një vrasje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Malishevës. Dyshohet se për motive krejtësisht të rastit një person ka privuar nga jeta shokun e tij.

Siç është raportuar në media dorasi është Isuf Zogaj, ndërsa viktima është Avni Basha. Që të dy, janë edhe miq në rrjete sociale me njëri tjetrin.

Viktima e dyshuar

Si ndodhi rasti?

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj, i cili ka treguar se rreth orës 7:15, është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete dhe se dyshohet se është qëlluar me armë.

Ai ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Tutje, Elezaj ka thënë se i dyshuari, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë, dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti ka qëlluar viktimën për motive të panjohura.

“Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”, ka thënë Elezaj

Njësitet e nevojshme policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore. /Paparaci.com/ 

==Një 30 vjeçar është vrara mëngjesin e sotëm me armë zjarri në Malishevë. Sipas mediave lokale personi I vrara është nga fshati Vraniq i Suharekës, ndërsa dorasi është nga Bellanica e Malishevës.

Vrasjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas tyre, dorasi është dorëzuar në polici dhe po intervistohet.

Ky është i dyshuari për vrasjen e një personi në Malishevë

Rasti raportohet të ketë ndodhur tek rrethi i autostradës në Banjë të Malishevës, saktësisht te pompa e derivateve.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Më Shumë

Ministri Çeku s’e mohon dorëheqjen nëse i ngritet aktakuzë

Ministria e Kulturës, e udhëhequr nga Hajrullah Çeku e kishte angazhuar një ekspert të cilin do ta paguajë 5,560 euro në muaj. Ministri Çeku në...

Ballkani emëron Avni Bytyqin si udhëheqës të departamentit të skautingut

FC Ballkani ka zyrtarizuar emërimin e Avni Bytyqit në pozicionin e udhëheqësit të departamentit të skautingut. Klubi njoftoi se Bytyqi ka qenë gjithmonë një mbështetës...

Lajmet e Fundit