23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Renditja e FIFA-s: Shqipëria ngjit tre vende

FIFA ka publikuar renditjen më të fundit të ekipeve kombëtare. Shqipëria falë paraqitjeve të mira në kualifikueset e shtatorit të Euro 2024 ka arritur të ngjitet me tre vende duke u pozicionuar e 62-ta në botë.

Organi qeverisës i futbollit botëror ka bërë përditësimin më të fundit në renditjen e kombëtareve që mban datën 21 shtator 2023. Argjentina qëndron në vendin e parë. Franca, Brazili, Anglia, Belgjika, Kroacia dhe Holanda vijnë më pas dhe nuk kanë ndryshuar pozicion nga renditja e një muaji më parë.

Portugalia tashmë, me renditjen e re, ka rrëmbyer vendin e Italisë, duke kaluar e 8-ta, ndërsa italianët të 9-ët. Spanja mbyll “top 10” përsëri.

Shqipëria ka kaluar nga vendi i 65-të në botë në vendin e 62-të. Kujtojmë se në kualifikueset e shtatorit, kuqezinjtë arritën një barazim 1-1 në Çeki dhe një fitore 2-0 ndaj Polonisë në Tiranë.

Kosova nga vendi i 109 ka zbritur në vendin e 111. Për “Dardanët” ka ndikuar forma e dobët në kualifikuese, sidomos humbja 2-0 ndaj Rumanisë. Ata morën dhe një barazim 2-2 me Zvicrën në Prishtinë.

Renditja e radhës e FIFA-s pritet të zbulohet pas një muaji, kur të luhen ndeshjet ndërkombëtare të tetorit.Albanian Post

Më Shumë

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Lajmet e Fundit