Komuna e Malishevës e gatshme për procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Sot eshtë mbajtur mbledhja e parë e Komisionit Komunal të Regjistrimit të Popollsisë në Komunën e Malishevës, që kryesohet nga kryetari i Komunës, z. Ekrem Kastrati, dhe në përbërje të zyrtarëve tjerë komunalë, përfaqësues të ASK-së, si dhe të shoqërisë civile.

Në këtë mbledhje të parë të këtij Komisioni është diskutuar rreth përgatitjeve të nevojshme për procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, me theks të veçantë në teritorin e Komunës së Malishevës.

Kryetari Kastrati eshtë shprehur se Komuna e Malishevës eshtë e gatshme për këtë process tejet të rëndësishëm për vendin, dhe madje ka kërkuar nga anëtarët e KKR-së, që të punojnë me kapacitete të plota derisa i gjithë ky proces të përmbyllet, konform afateve të parapara kohore.

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë në Komunën e Malishevës në fund të këtij takim fillestar ka bërë thirrje që të informohen sa më shumë qytetarët e komunës së Malishevës, që të aplikojnë në konkursin për pranimin e Regjistruesve dhe Mbikëqyrësve që do të angazhohen në këtë proces, konkurs ky që do të jet i hapur deri më 2 tetor 2023.

Më Shumë

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Kandidat për deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Prizren, Shaqir Totaj, i cili pak para publikimit...

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Lajmet e Fundit