Llapi mposht Lirinë

Llapi e ka mposhtur Lirinë, me rezultat 2-0, të dielën në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapjanët janë treguar ekip më i mirë se prizrenasit, duke dominuar lojën dhe duke shënuar dy gola.

Hyseni në minutën e 77-të zhbllokojë lojën duke kaluar Llapin në epërsi prej 1-0, derisa për golin e qetësisë u përkujdes i rikthyeri tek skuadra e Tahir Batatinës, Valmir Veliu, i cili realizoi golin e dytë për nikoqirët në minutën e 84-të.

Llapjanët nga minuta 25-të luajtën pa Musollin e ‘skuqur’, derisa nga minuta e 70-të mbeten edhe pa Ahmed Januzin të larguar me karton të kuq. Liria kishte rastin ideal të shënojë gol në minutën e 51-të, por Alidema dështojë nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore, Llapi ka 19 pikë, aq sa Ballkani në krye të tabelës, derisa Liria është e parafundit me vetëm gjashtë pikë.

Më Shumë

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit