7.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Prizren/ 3 lëshime nga KEDS-i dhe dy nga Agjencia e Pyjeve në rastin ku kishte vdekur punëtori nga telat e rrymës

Eksperti i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Punë, Azem Kyqyku ka thënë se ka gjetur tri lëshime nga KEDS-i dhe dy nga Agjencia Pyjore e Kosovës në ekspertizën për rastin e vdekjes së I.O nga teli i këputur i tensionit të lartë të energjisë elektrike.

Këtë konstatim Kyqyku e ka dhënë të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren ku akuzohen KEDS dhe Qemal Mehmeti se si pasojë e moskujdesjes për linjën elektrike dhe elementeve të saj të tensionit 10 KW ka vdekur punëtori i Agjencisë së Pyjeve, I.O.

“Unë mendoj që në ekspertizë në mënyrë të qartë janë evidentuar lëshimet e KEDS-it dhe lëshimet e Agjencionit Pyjor të Kosovës. Prej këtu shihen se janë të evidentuar 3 lëshime të KEDS-it dhe dy të Agjencionit Pyjor të Kosovës”, ka thënë Kyqyku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, gjykatësja Vjollca Buzhala ka njoftuar se Prokuroria ka propozuar që ekspertiza e përpiluar nga eksperti i elektro-energjitikës Rasim Sopa dhe eksperti i mbrojtjes dhe sigurisë në punë, Azem Kyqyku të cilët e kanë dhënë në çështjen civile në këtë rast të adiministrohet si provë materiale.

Ndryshe, prezent në seancë nuk ishte eksperti Sopa, për të cilin gjykatësja Buzhala tha se i njëjti përmes telefonit ka arsyetuar mungesën e tij se nuk mund të jetë prezent për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Eksperti Kyqyku, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Elfete Purova ka thënë se në këtë rast nuk kanë dalë në vendin e ngjarjes për faktin se vendi i ngjarjes ka qenë tërësisht i ndryshuar.

Sa i përket përqindjes së përgjegjësisë në mes të KEDS dhe Agjencion Pyjor të Kosovës, eksperti Kyqyku ka thënë se këtë ia lë në vlerësim gjykatës.

Ai tha se për ekspertizën e përpiluar mendimin përfundimtar të çështjes e ka dhënë së bashku me ekspertin Sopa.

Eksperti ka pohuar se udhëheqësit e Agjencionit Pyjor në Prizren sipas skemës organizative nuk kanë organizuar si duhet kryerjen e punëve, respektivisht operacionet të fikjes së zjarri konform rregullave në punë.

Tutje, eksperti ka thënë se Agjencionit të Pyjeve të Kosovës i ka dërguar shkresë me të cilën kishte kërkuar të dhënat për pajisje personale mbrojtëse për të ndjerin I.O., punëtor i kësaj agjencie, por se nuk ka marrë përgjigje nga të njëjtit.

Pas kësaj, gjykatësja Buzhala seancën e sotme e ka ndërprerë, kurse seanca e radhës për këtë rast është caktuar të mbahet më 12 dhjetor 2023.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 5 mars 2019 ka ngritur aktakuzë ndaj personit juridik, Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike- KEDS Sh.A, si dhe Qemal Mehmetit, si përgjegjës i personit juridik, për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi apo heqja e instalimeve publike”.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri KEDS, si person juridik më 29 tetor 2018 si pasojë e moskujdesjes së linjës elektrike dhe elementeve të saj të tensionit 10 KW, vdiq tani i ndjeri I.O nga teli i këputur prej tensionit të lartë.

Po ashtu, në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se i pandehuri Qemal Mehmeti në kuadër të autorizimeve për të vepruar në emër të personit juridik, si përgjegjës i rrjetit nën distriktin 10 KW në pjesën e fshatit Struzhë, nuk ka vepruar në pajisjet për instalimet, mbrojtësit e përçuesve elektrik, me ç’rast ka ardhur deri tek këputja e telit, i cili ka rënë në tokë ku ka gjetur vdekjen tani i ndjeri I.O.. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje në Prizren

I dyshuari I.K. nga Prizreni  është arrestuar pas hetimeve mbi një rast të dhunës në familje. Ai ka pasur në posedim edhe një arme ilegale. "Pas...

Banorët e Vlashnjës të rrezikuar nga rrjeti i amortizuar elektrik

Në rrjetin elektrik në Vlashnjë të Prizrenit nuk është investuar me dekada. Gjendja është rënduar edhe më shumë në ditët e fundit, pasi disa...

Lajmet e Fundit