Bashkimi në ‘match point’ për titull, pret Pejën 03 në finalen e gjashtë

Bashkimi ndodhet vetëm një fitore larg shpalljes kampion në Superligën e Kosovës për femra, teksa pret Pejën 03 në ndeshjen e gjashtë të serisë finale të Play-Off-it.

Prizrenaset udhëheqin serinë me rezultat 3:2 dhe kanë mundësinë që para publikut vendas ta mbyllin finalen dhe të sigurojnë titullin kampion, raporton PrizrenPress. Në anën tjetër, Peja 03 kërkon fitore për të barazuar serinë dhe për ta çuar gjithçka në ndeshjen vendimtare.

Takimi zhvillohet sot, me fillim nga ora 19:30, në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, ku pritet një atmosferë e zjarrtë pavarësisht kufizimeve në tribunë.

Për shkak të masave disiplinore, tribuna qendrore dhe pjesa VIP do të jenë të mbyllura, ndërsa për tifozët do të jenë të hapura vetëm tribunat e sipërme mbrapa koshave.

Hyrja në palestër është falas, ndërsa emocionet dhe tensioni pritet të arrijnë kulmin në një përballje që mund të vendosë kampionin./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Lajmet e Fundit