20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Prizren/Promovohet libri “Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese”

Është promovuar  libri “Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese” i autorit Esat Ruka.

Libri u promovua në Prizren.

Profesori, Zymer Neziri, u shpreh se Esat Ruka nuk është vetëm krenari e Matit, por i gjithë kombit shqiptar dhe viseve ballkanike.

Etnomuzikologu, Behar Arllati, tha se cilido lexues mund të gjejë gjëra interesante dhe cilido profesionist mund të has në diçka të rë gjatë leximit të kësaj vepre.

Autori i këtij libri, Esat Ruka, tha se për të ka një domethënie të veçantë realizimi i promovimit të librit të tij në qytetin e Prizrenit, dhe se vërtetësia e reagimeve të tij në këtë vepër është tipari më i rëndësishëm.

Libri “Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese” është gërshetim i analizave dhe vlerësimeve për ngjarje e figura të mëdha të kulturës shqiptare./TV Prizreni

Më Shumë

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Delirium

Lajmet e Fundit