Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar trevjetorin e arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët tani gjenden në Gjykatën Speciale, në Hagë.
Hoxhaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se historia jonë e fitores mbi të keqën nuk ndryshohet, tjetërsohet apo delegjitimohet.
“Sot, u bënë tri vjet nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Lufta çlirimtare e Kosovës e ka vulën e sakrificës së popullit tonë, të NATO-s, të SHBA-së, të BE-së dhe shteteve perëndimore! Historia jonë e fitores mbi të keqën nuk ndryshohet, tjetërsohet apo delegjitimohet!”, ka shkruar Hoxhaj.