Gjykatësi – Gjergj Dedajt: Sipas dëshmisë, i bie që keni gënjyer hetuesit e EULEX-it

Gjergj Dedaj ka përfunduar sot dëshminë në Hagë.

Në fund, ai është ballafaquar me pyetjet e trupit gjykues.

Gjykatësi ka thënë se sipas dëshmisë që ai ka dhënë gjatë tri ditëve në Hagë, i bie se e ka gënjyer hetuesin e EULEX-it, për shkak të ndryshimit të deklaratave të tij.

“Sipas dëshmisë që keni dhënë sot, i bie që ju keni gënjyer hetuesit e EULEX-it, apo jo? I bie që dëshmia që i keni dhënë EULEX-it ka qenë e rremë?”, e ka pyetur gjykatësi, Dedajn.

Dedaj ka insistuar se e vërteta e tij është ajo që ka rrëfyer para trupit gjykues në Hagë këtë javë.

“Tash po e them të vërtetën. Këto nuk qëndrojnë”, ka deklaruar Dedaj.

“Ju jeni i informuar që të mos ia tregosh të vërtetën prokuroir është vepër penale apo jo?”, ka insistuar me pyetje gjykatësi.

Dedaj ka thënë se është i informuar, por jo mjaftueshëm.

“Unë jam i informuar, por nuk kam qenë kurrë më parë nëpër gjykata dhe nuk kam pasur as këshillë juridike, as avokat”, ka thënë ai.

Gjykatësi ka kërkuar kalimin nga seanca e hapur, në seancë të mbyllur.

Më Shumë

Apeli vërteton dënimin me burgim prej 24 vitesh të Dibran Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e kuksianit më 2023

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, për rastin e vrasjes së...

Në Rahovec përkujtohet heroi Mentor Krasniqi

Në Rahovec është përkujtuar heroi i Kosovës, Mentor Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Në një ceremoni përkujtimore, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionalë...

Lajmet e Fundit