13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Java e tetë në Superligë nis sot/ Vëllaznimi sfidon Pejën, Bashkimi pret Yllin

Java e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll nis sot me dy ndeshje që pritet të jenë mjaft interesante.

Kjo xhiro hapet me përballjen mes Vëllaznimit dhe Pejës, që do të zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi”, nga ora 17:00.

Pejanët udhëtojnë drejt Gjakovës me një formë fantastike, me shtatë fitore të regjistruara nga po aq të zhvilluara deri më tani.

Edhe gjakovarët po kalojnë formë të mirë së fundmi pasi kanë regjistruar tri fitore rresht, pas serisë prej katër humbjeve.

Ndeshja tjetër, që pritet të jetë interesante gjithashtu, do të zhvillohet nga ora 19:00, mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit, në “Sezai Surroi”.

Të dy skuadrat kanë nga tri fitore e katër humbje deri tash.

Therandasit udhëtojnë drejt Prizrenit pas dy fitoreve, teksa prizrenasit hyjnë në ndeshje pas tri humbjeve rresht. /Gazeta Express/

Më Shumë

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe...

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit