Granata në tregun e Prizrenit: 10 të lënduar, tre të dyshuar, një i arrestuar

10 persona kanë mbetur të lënduar pasi një granatë e dorës u hodh në tregun e kafshëve në Prizren mëngjesin e së mërkurës, ka konfirmuar Prokuroria Themelore.

Nga të lënduarit, pesë prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa pesë të tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin e Prizrenit. Pas trajtimeve në QKUK, tre nga të lënduarit janë liruar, ndërsa dy persona vazhdojnë ende të jenë në mjekim në gjendje stabile.

Sipas Prokurorisë, tre të dyshuar janë identifikuar, ndërsa njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendjen në masën e ndalimit.

“Ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Lajmet e Fundit