Tre të lënduar në një aksident në Rahovec

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Rahovec.

Në aksident ishin të përfshirë dy automjete.

Rastin  e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 20:05 është raportuar aksident trafiku në rrugën “UÇK” në Rahovec. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë, përveç dëmeve materiale tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj për Klankosova.tv

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit