Prishet koalicioni mes AAK-së dhe PDK-së në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) në Prizren, e ka prishur koalicionin qeverisës me PDK-në

Lajmin për prishjen e koalicionit e ka dhënë AAK-ja.

“Nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me Shaqir Totajn në Prizren”, thuhet në komunikatën e AAK-së në Prizren.

“Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës”.

“Kështu që nga sot Aleanca nuk është në bashkëqeverisje me Shaqir Totajn.Aleanca është dhe mbetet subjekt serioz politik dhe do të vazhdojë të punojë fuqishëm në të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”/PrizrenPress.com

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit