Prishja e koalicionit PDK-AAK, Totaj: Kërkuam me ndërru drejtoreshën e Shëndetësisë dhe jo me prish koalicionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është tërhequr sot nga koalicioni me PDK-në në Prizren.

Pas këtij vendimi, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj  tha se njëra nga arsyet kryesore të këtij vendimi është kërkesa e tij për ndërrimin e drejtoreshës së shëndetësisë, pozitë të cilën e mbante motra e kryetarit të degës së AAK’së në Prizren.

Kryetari Totaj tha se drejtoresha e Shëndetësisë, Burbuqe Krasniqi nuk kishte performacë të mirë.

“Drejtoresha e Shëndetësisë ka qenë motra e kryetarit të degës së AAK’së. Na kemi kërku që me e ndërru këtë drejtoreshë sepse nuk ka pasur performancë. Na kemi kërku me ndërru drejtoreshën dhe jo me prish koalicionin, ata nuk kanë dashtë dhe janë tërhejkë.” – deklaroi Totaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Tutje, Totaj tha se nesër do të tregoj më shumë detaje në konferencë për media.

Ndërkaq, nga AAK kanë njoftuar se ky vendim ka ardhur si pasojë e veprimeve të Shaqir Totajt, të cilat i ka bërë pa u konsultuar me ta.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit, nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me Shaqir Totajn në Prizren”.

“Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës. Kështu që nga sot Aleanca nuk është në bashkëqeverisje me Shaqir Totajn.”, ka njoftuar AAK në Facebook./Insajderi.org/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit