16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Avokati Smakiqi:Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Prizreni u arrestua në Serbi derisa ishte duke udhëtuar për Itali

Avokati Xhevdet Smakiqi, ka njoftuar se është autorizuar nga familja Dakaj, në Prizren që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar në Merdarë, derisa po shfrytëzonte liberalizimin e vizave dhe po udhëtonte me vëllanë e tij drejt Italisë.

“Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është arrestuar në mëngjesin e së premtes në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdarë. Dakaj, sipas familjarëve të tij, është dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli dhe ai është arrestuar vetëm se ka qenë pjesëtar i UÇK-së”, tha Smakiqi.

Avokati tha se kontakti me Dakajn tani është i pamundur, sepse ai është brenda territorit të Serbisë dhe avokatët e Kosovës nuk munden të operojnë atje. Smakiq thotë se ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe i ka kërkuar asaj, që përmes kanaleve diplomatike të kërkojë lirimin e klientit të tij.

Më Shumë

Paralajmërim, varianti i ri i Covid përhapet me shpejtësi: Ngjirja e zërit si shenja e parë

Varianti i Covid Stratus, i njohur edhe si XFG, po përhapet me shpejtësi në të gjithë popullatën dhe ka një simptomë të hershme delikate...

Mbi 7 mijë ulëse te stadiumi i Prizrenit

Ekipi i Lirisë dhe klubet tjera prizrenase që luajnë në stadiumin “Përparim Thaçi” mund të shpresojnë për shumë më shumë publik dhe cilësi në...

Lajmet e Fundit