Mot sot: I vranët e vende -vende me fjolla bore, temperaturat deri një gradë Celsius

Masat e ajrit me origjinë polare do ta përfshijnë vendin gjatë gjithë javës së ardhshme, duke kushtëzuar mot të ftohët dhe reshje shiu dhe bore.

Sipas Institutit HIdrometeorologjik të Kosovës, të marten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus tre deri në minus një gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet minus një e një gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit