12.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Me nderime të larta varroset mjeku Sherif Krasniqi

Është varrosur sot në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, veterani i dy luftërave që zhvilluan shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, dr. Sherif Krasniqi.

Familjarë, bashkëveprimtarë, qytetarë të shumtë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ia dhanë lamtumirën e fundit mjekut, Sherif Krasniqi, doktorit që shëroi plagët e lirisë në luftën për çlirimin e Kosovës dhe atë në Maqedoni të Veriu, në një ceremoni varrimi të organizuar në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ndërsa trupi i pa jetë i të ndjerit është bartur nga pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se “sot po ndahemi nga një personalitet i veçantë, siç ishte dr. Sherifi, i cili në momentet më të vështira për kombin tonë, e ka dëshmuar veten si një atdhetar i madh, profesionist e humanist i rrallë”.

Një fjalë rasti në emër të shoqatave të dala nga lufta, e mbajti edhe sekretari i degës së OVL të UÇK- në Prizren, Isa Berisha, i cili vlerësoi lartë sakrificën dhe atdhedashurinë që shfaqi dr. Sherif Krasniqi, duke u vënë në shërbim të ofrimit të ndihmës mjekësore luftëtarëve të lirisë nëpër beteja të luftës në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Për jetën dhe veprën e doktorit të ndjerë në shërbim të kauzës kombëtare dhe asaj profesionale, ka folur edhe kolegu i tij nga Spitali i Prizrenit, Eqerem Shala. Në emër të familjes, për nderimin lamtumirës kushtuar babait të tij, i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, djali i dr. Sherif Krasniqi, Valoni. Ndryshe, i ndjeri dr. Sherif Krasniqi, ishte kirurg i përgjithshëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit.Tv Prizreni

Më Shumë

Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Bershanc të Suharekës, mes një veture dhe një çiklisti të mitur. Si pasojë e aksidentit, lëndime të...

Tragjike: Vdes 19-vjeçari nga Rahoveci në një aksident fatal në Austri

Një 19-vjeçar me prejardhje nga Retia e Rahovecit ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë. Sipas...

Lajmet e Fundit