28.9 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

A kishte plan për atentat ndaj Kurtit në Shkup? Flet kryeministri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ka mësuar se ka pasur shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd.

Ai tha se gjatë qëndrimit në Shkup, nuk është ndier i rrezikuar, por e ka parë se ka pasur shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup.

“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd, por unë sapo erdha nga Shkupi këtu. Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, RTK raporton se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup ka pasur plan për atentat ndaj tij.

RTK-së i është thënë se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, veçmas duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në.

Më Shumë

Rahoveci 029 përfundon me sukses testet mjekësore para sezonit të ri

Klubi basketbollistik Rahoveci 029 ka njoftuar se të gjithë lojtarët e skuadrës kanë përfunduar me sukses kontrollet mjekësore në prag të sezonit të ri...

Zbulohen substanca narkotike në pikën kufitare në Vërmicë, i dyshuari dorëzohet në DHTN Prizren

Dogana e Kosovës njofton se më datë 11 shtator 2025, rreth orës 09:30, në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë në...

Lajmet e Fundit