26.3 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Ancelotti thyen heshtjen pasi prokuroria kërkoi gati 5 vite burg për italianin

Carlo Ancelotti këmbëngul se ai nuk ishte “rezident” në Spanjë në 2015 dhe tashmë ka paguar një gjobë. “Jam i bindur se jam i pafajshëm”, tha trajneri i Real Madrid-it.

Prokurori i Madridit kërkoi katër vjet e nëntë muaj burg për teknikun italian të mërkurën për shkak të mashtrimit tatimor.

Ancelotti foli për këtë çështje për herë të parë mbrëmë pas barazimit 1-1 në Champions League kundër RB Leipzig, i cili i lejoi Real Madrid-it të kualifikohej në çerekfinale.

“Autoriteti tatimor thotë se unë kam qenë rezident në atë kohë dhe nuk mendoj se kam qenë rezident”, u tha Ancelotti gazetarëve pas ndeshjes, cituar nga “AP”.

“E kam paguar tashmë gjobën dhe tani avokatët po flasin për të gjetur një zgjidhje. Jam i bindur që jam i pafajshëm, nuk kam qenë rezident në 2015 dhe mendojnë se kam qenë banor. Le të shohim se çfarë thotë gjyqtari”, shtoi Carlo.

Megjithatë, raportet pretendojnë se evazioni fiskal i supozuar i Ancelotti-t i referohet viteve 2013 dhe 2014, gjatë dy viteve të para të italianit në krye të Real Madrid-it. Gjigantët e La Liga-s nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për këtë çështje.

Kjo është periudha e dytë e Ancelotti-t në Madrid. Ai u transferua për herë të parë në kryeqytetin spanjoll në vitin 2013 dhe qëndroi në klub deri në vitin 2015. Ai u kthye në vitin 2021 dhe së fundmi ka nënshkruar një zgjatje të kontratës në “Bernabeu” deri në qershor 2026.

Ancelotti ka fituar Champions League-n katër herë si trajner, më shumë se çdo teknik tjetër, dhe është i vetmi trajner që ka fituar titullin vendas në secilën nga pesë ligat më të mira evropiane. Albanian Post

Më Shumë

MKRS-ja pas aktakuzës ndaj zyrtarëve të Urbanizmit në Prizren: Asetet kulturore u shkatërruan qëllimshëm

Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Bislim Bislimi, ka mbajtur sot një konferencë për media pas ngritjes së aktakuzës ndaj dy...

Abrashi: 13 milionë euro për stadiumin e Prizrenit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, zhvilloi sot një vizitë në Klubin e Futbollit “Liria”. Gjatë vizitës, Abrashi nënvizoi...

Lajmet e Fundit