Ballkani mposht Malishevën, rikthehet në krye, Nikli 74’ fundos Lirinë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani e ka mposhtur Malishevën, me rezultat 2-0, të dielën në Suharekë, në sfidën kryesor të ditës së sotëm.

Nazmi Gripshi (49’) dhe Mamadou Danfa (69’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës, që rikthehet në krye të tabelës me 51 pikë, një më shumë së Llapi, derisa Malisheva është e katërta me 41 sosh.

Me rezultat identik, ka fituar edhe Feronikeli 74’ në udhëtim te Liria. Robert Rrahmani (47’) dhe Ibrahim Cervadiku (73’) u përkujdesën për fitoren e skuadrës nga Drenasi, e cila tani ka 26 pikë në pozitën e shtatë, kurse, është e fundit me vetëm 10-të sosh.rtklive.com

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit