Malisheva mund t’i shpëtojë zgjedhjeve të reja për Kuvend

MalishevaProcesi i zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit komunal të Malishevës, ka shumë gjasa të zhbllokohet në mbledhjen e ardhshme. Sipas Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj mbledhja mund të mbahet shumë shpejt. Kuvendarët e PDK-së do të jenë prezent në mbledhjen e ardhshme, ndërsa ende nuk dihet qëndrimi e atyre të LDK-së.

Asnjëri prej oponentëve politik në Malishevë, nuk janë dakort që komuna e tyre të shkojë në zgjedhje të reja. Kryetari Begaj apelon tek kuvendarët, që të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje, për këtë çështje, ndërsa shprehet se është i gatshëm të bashkëpunojë me cilindo që kuvendarët do ta votojnë.

Fajin për bllokadën e deritanishme të punës së kuvendit, subjektet politike ja hedhin njëra tjetrës. Pa dashur të deklarohen para kamerave, Jonuz Kastrati nga LDK-ja thotë se IQ-ja e ka bllokuar punën, pasi nuk ka arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, ashtu siç kanë bërë gjithë komunat e tjera,shkruan RTK

Isni Kilaj nga PDK-ja shprehet kategorish kundër koalicioneve, e Ragip Begaj, thotë se kuvendarët nuk po e bëjnë punën për të cilën qytetarët i kanë votuar.

Përfaqësuesit e subjekteve politike PDK dhe LDK, thonë se Malisheva nuk mund ta ketë atë luks që të shkojë në zgjedhje të reja. Kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kila, thotë se kuvendarët e zgjedhur nga ky subjekt politik, do të jenë prezent në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit, por secili do të votojë sipas dëshirës, jo në mënyrë të organizuar.

Jonuz Kastrati nga LDK-ja pohon se, për këtë qështje duhet të vendosë kryesia e degës. Kastrati thotë gjithashtu se po bisedohet me PDK-në për një kandidat të përbashkët për të kryesuar kuvendin, por Kila, hedh poshtë një gjë të tillë.

Më Shumë

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit