10.2 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Arrestohet edhe personi i tretë për një vjedhje në Suharekë, sekuestrohen qindra bizhuteri, një armë e një veturë

Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i hetimeve të stacionit policor në Suharekë ka arritur që ta arrestojë edhe të dyshuarin e tretë për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas policisë, arrestimi i personit të tretë është bërë me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë të ndodhur më 29 mars të këtij viti në fshatin Sopij të Suharekës.

“Aty ishte vjedhur stoli ari, një laptop, pushkë gjuetie si dhe 30 copë fishekë. Në lidhje me këtë rast, hetuesit policor me urdhër të prokurorit të shtetit kanë realizuar një urdhër kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit të tretë J.T.”

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, në cilësinë e provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë 39 copë rrathë dore bizhuteri, 38 copë byzylyk  dore, 57 copë zinxhirë qafe dhe rruaza, 37 vath, varëse për qafë, 13 copë zbukuruese bizhuteri, 26 unaza gishti, 11 copë unaza argjendi, dy copë zinxhir argjendi për qafë , dy orë dore për meshkuj, 15 orë dore për femra, 3 radiolidhje për komunikim bashkë me dy mbushës”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një veturë e tipit Golf 5, i cili dyshohet se është përdorur në rastin e kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë”.

Kliko linkun

https://fb.watch/rlfd1uG06g/

 

 

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Xhemë Gostivari”, një prej...

Arrestohet një person i dënuar me mbi një vit burg në Prizren

Një person i kërkuar me urdhër-arrest është arrestuar në një pikë kalimi kufitar dhe më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg. Sipas...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit