2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shpërndarja e parlamentit, opsion për zgjedhje

KuvendiKosoves5-27Liderët e tri partive të mëdha politike; PDK, LDK e AAK, kanë mundur të pajtohen në parim që zgjedhjet parlamentare të mbahen në qershor, por ata duhet të gjejnë edhe formën kushtetuese për t’ia ndërprerë mandatin qeverisë aktuale i cili ligjërisht i skadon në nëntor të këtij viti. Si pasojë e kësaj situate, presidentja nuk mund t’i nisë bisedimet me partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve pa pasur një veprim kushtetues.

Profesori universitar dhe njohës i rrethanave kushtetuese, Xhavit Shala, ka një opsion, sipas të cilit, partitë më së miri mund të merren vesh për shkurtimin e mandatit të Qeverisë. Ai ka thënë se nëse tri subjektet më të mëdha politike janë marrë vesh për zgjedhje, atëherë, sipas tij, është mirë të organizojnë tryezë me të gjitha partitë tjera nën udhëheqjen e presidentes dhe të arrijnë ujdi për datën dhe modalitetet tjera,shkruan tribuna.

“Këto tri partitë e mëdha PDK, LDK dhe AAK, së bashku edhe me partitë tjera të vogla në koalicion që janë, mund të vijnë deri te një vendim kushtetues për ndërprerje të mandatit dhe zgjedhje të parakohshme. Modaliteti më i mirë është një konsensus politik mes të gjitha partive, në mënyrë që Kuvendi të nxjerrë një vendim dhe datë për shpërndarje dhe më pas presidentja ta caktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme. Ky opsion është më real sepse nëse presidentja nxjerr një dekret, partitë politike mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe të thonë se me çfarë të drejte ajo po e ndërpret mandatin”, ka thënë profesori Shala

Më Shumë

Komuna e Dragashit dhe “Advancing Together” bashkëfinancojnë katër projekte

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OJQ "Advancing Together", sot u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëfinancim të katër...

AKB viziton fabrikën e këpucëve në Suharekë, Shahini: ‘Solid’ është eksportuesi me i madh i këpucëve në Kosovë

Ne kuadër të Javës të Biznesit Kosovar 2024 një delegacion i bizneseve kosovare dhe të atyre të diasporës i udhëhequr nga Agim Shahini kryetar...

Lajmet e Fundit