Në Srebrenicë bie shi

Enver Sulaj

Varret janë shtrirë në fushën e gjerë
Ngado t’i shohësh të del harta e gjelbër e atdheut.

Qirinjtë varg ndriçojnë rrugicat e përgjakura
Shiu s’e shuan zjarrminë e stinës.

Nënat puthin gurët e varreve
Nga minaretë kumbon lutja për shpirtrat që panë antinjeriun.

Në flakë po t’i hedhësh mushkëritë
Frymë do të marrësh nga prushi
Nga dheu
Që i mbrami të bie mbi fytyrë.

Zot,
bëje dhembjen shpresë
Trishtimin – dashuri
Lotin – njomështi!
Në Srebrenicë sot bie shi.

Maj, 2024

Më Shumë

Nderohen dëshmorët dhe martirët në Budakovë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për homazhet e zhvilluara në fshatin Budakovë, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të kombit. “Sot i nderuam...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Lajmet e Fundit